Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar sot në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Krasniqi dhe Lajçak diskutuan për zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe draft-statutin e Asociacionit, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, sot takova edhe të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe procesi dialogut, përfshirë draft-statuti i propozuar i Asociacionit, ishin tema të diskutimit tonë”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.
Krasniqi i përseriti edhe një herë Lajçakut se statuti i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Edhe një herë, Emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, tha tutje Krasniqi.
Mes tjerash, Krasniqi ka kërkuar nga emisari Lajçak që të ndikoj që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...