Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ish-deputetë të kësaj partie me të cilët 15 vjet më parë morën pjesë në nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë.
Ai tha se përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi bëri të ditur se do jetë përjetësisht mirënjohës të gjithë atyre që mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i Krasniqit:
15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh jetësor që, së bashku me këto gra dhe burra, por edhe kolegë të tjerë, si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të marrim pjesë në shkrimin e historisë së re të popullit dhe shtetit tonë.
Për të evokuar atë periudhë të papërsëritshme dhe për t’u shprehur mirënjohen e thellë e falënderimin e përhershëm, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, dje takova kolegët e mi të asaj legjislature historike.
Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë.
Përjetësisht mirënjohës veprimtarëve, intelektualëve, humanistëve, luftëtarëve, dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që në njërën apo tjetrën mënyrë, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.
Qoftë e përjetshme Kosova!
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...