Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se me pranimin e propozimit evropian të kryeministrit Kurti sot, Kosova ka humbur njohjen dhe ka fituar Asociacionin.
Sipas tij, në këtë propozim evropian, nuk bëhet fjalë për njohjen e pesë vendeve evropiane të BE-së, për anëtarësimin në NATO dhe as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.
“Ajo që kishim paralajmëruar edhe ndodhi. Kushtet dhe qëndrimet u shkrinë para interesave personale dhe ambicieve për pushtet të Kryeministrit Kurti. Kosova humbi njohjen dhe fitoi asociacionin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, përcjell arbresh.info.
Krasniqi ka shkruar se PDK-ja e ka ndihmuar gjithnjë kryeministrin Kurti në raport me Serbinë, por ai s’ka dashur të dëgjojë, duke degraduar kështu procesin e dialogut.
“Duke e injoruar çdo ndihmë e këshillë që ka ardhur nga ne, kokë në vete dhe në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti, përmes veprimeve dhe politikave të gabuara, degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut. Rrjedhimisht, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, ka thënë ai.
Tutje, i pari i PDK-së ka theksuar se kjo datë do të thotë mundësi e humbur për Kosovën për ta mbyllur konfliktin e ngrirë me Serbinë./arbresh.info
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...