Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku i ka njoftuar anëtarët e komisionit për obligimet, sfidat dhe arritjet e kësaj ministrie.
Me theks të veçantë, ministri Krasniqi foli për përmbushjen e obligimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) , në raport me zbatimin e rekomandimeve të BE-së për vitin 2021. Për këtë ai tha se jemi koherent dhe duke bërë përpjekje për zbatimin e këtyre rekomandimeve.
Ai i ka informuar anëtarët e këtij komisioni edhe për arritjet, planifikimet, si dhe për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku gjatë këtij viti janë ndarë subvencione prej 1 milion e 234 mijë e 634 eurosh, kurse gjatë kësaj jave pritet të transferohen në llogaritë e bizneseve përfituese femrav në vlerë prej 400 mijë eurosh.
Ministri Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e komisionit edhe për hartimin e raporti analitik krahasimor për rimëkëmbje ekonomike për ndikimin e COVID-19 në industrinë përpunuese për periudhën 2019-2020, ku i është drejtuar Zyrës së kryeministrit për përfshirje në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, duke shtuar se për vitin 2021 janë planifikuar subvencion, nga buxheti i MTI-s, në vlerë prej 1 milion e 780 mijë eurosh.
Ministri Krasniqi bëri të ditur se gjatë vitit 2021 janë paraparë “Për vitin 2021 janë planifikuar të draftohen 9 ligje dhe 6 akte nënligjore. Të ndërmerren hapa konkret për të rritur kapacitetet e koordinimit politik-bërëse për t’i zbatuar të drejtat e pronësisë industriale dhe komerciale, në përafrim me legjislacionin evropian. Dhe rekomandimi kryesor është miratimi 5 ligjeve. Të ratifikohet dhe zbatohet protokolli shtesë i CEFTA-s, me numër 5, për lehtësimin e tregtisë, të ratifikohet dhe zbatohet protokolli shtesë, 6 – për tregtinë e shërbimeve”, ka theksuar Krasniqi.
Ndër sfidat kryesore të kësaj ministrie, sipas ministrit Krasniqi, është implementimi i rekomandimeve, për shkak të buxhetit të vogël, që është ndarë për këtë ministri”, tha Krasniqi./arbresh.info
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...