Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Krasniqi bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, shkruan Arbresh.info.
“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë.”, shkroi ai.
“PDK, si përherë, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane.”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...