Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Kosovë, Jeffery Hovenier
Krasniqi përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se me ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike, gjendja e sigurisë në veri si dhe procesin e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Gjithashtu Krasniqi e informoi ambasadorin për qëndrimet e PDK-së rreth këtij procesi.
“Në këtë takim diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje. Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri”, ka shkruar Krasniqi.
“Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor”, shkroi në fund ai./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...