Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e posaemëruar të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se me ambasadorin Westerlund diskutuan për mundësitë që Suedia të shtoj angazhimin në proceset integruese të Republikës së Kosovës, meqë ky shtet do të marrë presidencën e BE-së nga janari i vitit të ardhshëm.
“Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e posaemëruar të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Meqë Suedia do të marrë presidencën e BE-së nga janari i vitit të ardhshëm, me ambasadorin Westerlund diskutuam për mundësitë që Suedia të shtoj angazhimin në proceset integruese të Republikës së Kosovës. Potenciali i rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, ishte tjetër temë për të cilën u pajtuam se duhet të angazhohemi bashkarisht. Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadorin Westerlund e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkruan Krasniqi./arbresh.info/
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...