Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi ka thënë se akuza ndaj tij dhe tre aktivistëve të tjerë, për sulmin ndaj Kuvendit, ka qenë e montuar.
Krasniqi në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini ka thënë se Policia e Kosovës ka montuar deklaratat e dëshmitarëve.
“I tërë ky proces ka qenë i montuar dhe po del që është i montuar. Edhe vetë dëshmitarët e kanë qit në pah që policia ua ka shtuar disa elemente në deklaratat e tyre”, ka thënë Krasniqi, shkruan Telegrafi.
Deputeti i VV-së i cili qëndroi për një vit në arrest shtëpiak, shtoi se njëri nga dëshmitarët ka thënë se nuk i kujtohen fytyrat e personave të cilët kishin blerë motoçikletën, të cilën dyshohet se sulmuesit e përdorën në ditën kur u sulmua Kuvendi.
“Personat kanë qenë të anës së Rahovecit, nuk më kujtohen fytyrat e tyre fare”, ka thënë njëri nga dëshmitarët sipas Krasniqit.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1861661840527229/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...