Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Dubravës në 25 vjetorin e saj.
Krasniqi tha se masakra e Dubravës është shembulli që tregon se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi planin gjenocidal të spastrimit etnik në Kosovë.
“25 vite më parë, prej 19 deri 24 maj 1999, forcat kriminale serbe ekzekutuan për disa ditë me radhë 160 të burgosur në Burgun e Dubravës, ndërsa plagosën mbi 300 të tjerë. Masakra e Dubravës është shembulli që tregon se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi planin gjenocidal të spastrimit etnik në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai tha se rrëfimet e të mbijetuarve të kësaj masakre janë dëshmi e gjallë të një krimi që nuk guxon të harrohet asnjëherë.
“Sot, duke nderuar kujtimin për të gjitha viktimat e kësaj masakre, kërkojmë drejtësinë e munguar për ta dhe familjet e tyre. Asnjëherë më!”, ka përfunduar shkrimin Krasniqi./Arbresh.info/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...