Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin Pashkës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, festës së ringjalljes, besimit dhe shpresës, uron nga zemra paqe, gëzim e harmoni të gjithë qytetarëve që festojnë.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, festës së ringjalljes, besimit dhe shpresës, u uroj nga zemra paqe, gëzim e harmoni të gjithë qytetarëve tanë që e festojnë.
Pashka është kujtesë se pas çdo errësire vjen drita – një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë.
Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këtu, uroj përjetësisht, Bajram e Pashkë të festohen bashkë – një vlerë që na nderon dhe duhet ta kultivojmë më tej.
Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë! Paqe dhe mirëkuptim për të gjithë!/Arbresh.info
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...