Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK në mënyrë unanime do të votoj pro projektligjit për Demarkacionin.
“Nesër në seancë pas diskutimit do të qitet në votim dhe shpresojmë të votohet nesër meqenëse është një projektligj që kërkon 2/3 dhe tua sjell vizat qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Krasniqi ka thënë se shqetësuese mbetet qëndrimi i LDK.
“Në komisionin për punë te jashtme ku do të votohej miratimi i projektligjit ata s’kanë votuar. Ne nuk e dimë a kanë ndryshuar qëndrim apo ajo por shpresojmë që ta din se cfarë po bëjnë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Krasniqi foli edhe për sigurimin e votave.
“PDK do ti jap 23 vota. Ndërsa për partitë tjera nuk di se çka të them meqenëse ata do të duhej të deklaroheshin”, ka thënë ai./arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...