Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga kryetari Hysni Gucati.
Në këtë takim, Krasniqi, së bashku me anëtarët e Kryesisë, Jakup Nura dhe Rrahman Rama, diskutuan për sfidat me të cilat përballen kategoritë e dala nga lufta.
Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për mbrojtjen dhe forcimin e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës. Ai shtoi: “Ua shpreha mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar ato si legjitime e të drejta, dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të kategorive të dala nga lufta.”
“PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë!” – përfundoi ai.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...