Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka njoftuar se shumë shpejtë do të hapet thirrja e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse sipas tij, kjo është e drejtë elementare.
“Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin.”, u shpreh ai./Arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...