Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shprehur qëndrimin e tij kundër implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai e vlerëson këtë si një kërcënim për frymën multietnike të vendit.
Krasniqi theksoi se nuk ka vend në Kosovë për institucione njëetnike, pasi këto do të cenojnë karakterin multietnik të shoqërisë dhe të Kushtetutës së Kosovës.
“Unë besoj fuqishëm që në RKS nuk ka vend dhe nuk kontribuojnë në frymë e Kushtetueses dhe të Kosovës humb etnike, institucionet njëetnike. Për atë nuk mund të besoj në funksionimin në emër të demokracisë dhe të drejtave të komuniteteve në momentin kur ato instrumentalizohen për të bllokuar proceset demokratike në vend”, ka thënë Krasniqi.
Ai argumentoi se një institucion i tillë do të shfrytëzohej për të bllokuar proceset demokratike dhe për të minuar të drejtat e komuniteteve të tjera.
“E unë pa fund kam shembuj se si të drejtat politike të komunitete serb të cilat janë aty për t’i shërbyer vetë serbë të Kosovës, po edhe përfaqësuesve të tyre, shfrytëzohen për bllokimin e proceseve demokratike në vend. Ne kemi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, një ligj shumë të rëndësishëm, i cili nuk po mund të ketë ndryshim- plotësim për shkak të përfaqësuesit serb në Kuvendin e Kosovës nuk vijnë dhe nuk votojnë për ndryshim- plotësimin e këtij ligji”, ka thënë Krasniqi në “FIVE”
Krahas kësaj, Krasniqi i ka quajtur të padrejta kritikat e ndërkombëtarëve karshi Qeverisë për veprimet në veri të vendit.
Krasniqi ka folur edhe për ndërtimin e shtëpive në veri të vendit, pothuajse të gjitha me pronarë shqiptarë, të djegura gjatë e pas luftës, gjersa ka treguar se thirrja e tretë do të ketë buxhet prej 4 milionë eurosh.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...