Krasniqi niset për në ShBA, merr pjesë në inaugurimin e Trumpit si president

09:44 | 18 Janar 2025
K.B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi është nisur për në Uashington për të marr pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Krasniqi thotë se është privilegj të jetë e ftuar në këtë ceremoni.

“Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme