Jakup Krasniqi nga radhët e NISMA-s, në manifestimi e organizuar nga opozita në qytetin e Pejës para të pranishmëve ka thënë se qeveritarëve ju ka mbetur vetëm një rrugë e ajo është rruga e dorëheqjes, transmeton arbresh.info
“Sot ne opozita e bashkuar jemi në qytetin e Besa-Besës, në Pejën e Haxhi Zekës që se bashku t’i kundërshtojmë marrëveshjet e padrejta. Sot ju dhe ne i kemi 1001 arsye për të protestuar kundër qeverisjes së keqe”.
“Sot nga qyteti i Dukagjinit kërkojmë mbështetjen e qytetarëve për fatin brezave e fati i brezave është duke i kundërshtuar Marrëveshjet për “Zajednicen” e Demarkacionin, sot se bashku me ju kemi ardhur ti themi Jo “Zajednices” e Demarkacionit sepse nuk kemi tokë për ti falur askujt, nëse Isa ka tokë të vetën atëherë tua falë atë”.
“Këta qeveritar që kanë bërë marrëveshje kushtetuese e që do të reflektoj për breza të tërë, tani janë në ndjekje të deputetëve e të përfaqësuesve të opozitës prandaj ata nuk meritojnë besimin tonë”.
“Atyre ju ka mbetur vetëm një rruge ajo e dorëheqjes nëse dikush duhet te ik nga Kosova nuk duhet të ikin qytetarët por ata që e meritojnë, e t’iu hapin dyert atyre që duan dhe dinë të udhëhiqni me vendin”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...