Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bie mbi ata që e propozojnë kandidatin.
Duke folur për media para hyrjes në sallën e Kuvendit, ku pritej të vazhdonte seanca konstituive, Krasniqi tha se PDK-ja është e pranishme për të ndihmuar në konstituimin e institucioneve dhe për të çuar procesin përpara.
“Ne jemi këtu për ta mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe për të ecur përpara. Normalisht që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit përgjegjësia i takon atij që e propozon dhe besoj se edhe atyre u takon që t’i bëjnë votat nëse munden. Nëse jo, mendoj se duhet mendohen edhe opsione të tjera, të cilat parashihen me Kushtetutë”, tha Krasniqi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do ta votojnë kandidaturën e Vetëvendosjes, deputeten Albulena Haxhiu, për pozitën e kryetares së Kuvendit. Ai ka paralajmëruar se do të votojnë sërish kundër.
Ndërkaq, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kanë nisur negociatat me LVV-në për arritjen e një marrëveshje, por shkurtimisht ka thënë se “Kosova do t’i fitojë institucionet e saj”.
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...