Krasniqi: Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve

14:31 | 31 Tetor 2025
A Z

Pas takimit të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se shpallja e datës së zgjedhjeve të parakohshme është rruga e vetme për të siguruar stabilitetin e vendit.

Krasniqi theksoi se PDK ka diskutuar dhe paralajmëruar për këtë zhvillim për një kohë të gjatë, duke theksuar se përpjekjet e mëparshme për të formuar qeveri të përbashkët me partitë që kanë qeverisur më parë nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për institucione legjitime, një Kuvend funksional dhe një qeveri të re që mund të miratojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të rëndësishme.

“Takimi bëri të qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën”, tha ai.