Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Han të Elezit në mbështetje të kryetarit të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, për të vazhduar punën e mirë dhe të ndershme në shërbim të qytetarëve edhe për një mandat.
Krasniqi ka thënë se Mehmet Ballazhi është shndërruar në kryetar shembull në promovimin e barazisë gjinore në vendimmarrje.
“Unë sot jam këtu t’ua shpreh mirënjohjen time dhe të PDK-së, të kryesisë sonë për punën që e keni bërë, t’ju inkurajoj të vazhdoni me shpresën që do ta gëzojmë bashkë me 12 tetor fitoren e radhës të partisë sonë, numrit 191 dhe të kryetarit Mehmet Ballazhi”, tha Krasniqi.
Kurse, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi tha se për 4 vite në krye të kësaj komune, ai dhe ekipi i tij e kanë dëshmuar me punë dhe me projekte të përfunduara se e meritojnë besimin e qytetarëve edhe për mandatin e radhës.
“Qytetari e ka pa, qytetari i ka prekë projektet, të cilat i kemi realizuar ne. Te ambienti, te trashëgimia, te kultura, që janë habitur njerëzit për një komunë të vogël me i pasë dy festivale treditore, ai mbarëkombëtar dhe ai ndërkombëtar”, ka theksuar Ballazhi./Arbresh.info
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...
Kurti kritikon opozitën për mungesën në seancë
Mbledhja e KPK’së: Betohet anëtarja Elza Bajrami Kastrati – ...