Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka hapur fushatën zgjedhore në Obiliq.
Kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi në këtë tubim ka thënë se dega e LDK-së në Obiliq së bashku me partnerët e LDK-së do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate sfidës në të cilën ndodhen.
“Ne kemi për t’ua treguar vendin, nuk iu frikësohemi. Mospërfillja e tyre dhe injorimi më i rëndë është mos respektimi i besimtarëve të cilët agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Ata deshën vetëm ta dërgojnë vendin në zgjedhje për arsye e interesa të tyre që të kapin shtetin e ta vjedhin. Ne jemi të përgatitur që këtë proces ta përcjellim shumë mirë dhe duam ta parandalojmë ardhjen në pushtet të atyre që nuk e duan zhvillimin e vendit”, tha ai.
Sipas tij lista e deputetëve për kandidatë është shumë e mirë.
“Kjo listë me emrat më eminent nga ekonomia, kultura, shkenca, biznesi i bashkohen edhe dy kandidatë tanë Zeqir Hashani nga LDK dhe Sylejman Çerkezi nga Lëvizja për drejtësi. Programi jonë qeverisës që garanton zhvillim të vendit ka në kreun e saj njeriun që vuri bazat e reformimit të sistemit ekonomik e fiskal. Njeriu që do të kthej shpresën e humbjes së njerëzve për një shtet ligjor, për një ekonomi më të mirë, profesor Avdullah Hotin”, ka thënë ai./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...