Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë ka shprehur ngushëllime në emër të PDK-së për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe familjen, shtetin e popullin shqiptar, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreha ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe – Ismail Kadare.
Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, shtetin e popullit shqiptar, por edhe për lexuesit kudo në botë, të cilët takimin e parë me shkrimtarin dhe intelektualin ikonë të kombit tonë e patën në rreshtat e dhjetëra veprave të tij.
Pena, imagjinata dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza. Ai u bë shkrimtari protagonist i letërsisë, qytetërimit dhe mendimit shqiptar, duke e popullarizuar letërsinë shqipe dhe historinë e kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përmasa evropiane dhe botërore.
Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.
Pusho i qetë ISMAIL KADARE – ti Gjeneral i letrave shqipe!
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...