Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bëri homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit si dhe u nënshkrua në librin e zisë.
Sipas Krasniqit, kjo është e padrejtë dhe e papranueshme, shkruan Arbresh.info.
“Është një humbje e cila bëhet edhe më rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Së paku në fund të jetës së bacës Haxhi ai e pati mundësinë ta shoh edhe njëherë por besoj që është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme, dhe e paarsyeshme, mungesa e presidentit Thaçi sot në varrimin e babait të tij”, tha Krasniqi.
Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, vdiq të dielën pasi për një kohë qëndroi i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...