Kryeatri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë me bashkëshorten e tij, Meliza Krasniqi kanë vizituar deputeten Ganimete Musliu e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Musliun e gjetën të buzëqeshur e optimiste, shkruan Arbresh.info.
“U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.”, ka shkruar ai.
Ai tha se mezi presin rikthimin e saj.
“Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës