Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se ka pasur marrëveshje verbale mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt, që ky i fundit të jetë kryeparlamentar.
Krasniqi tha se Kurti i ka thënë vet Limajt se “ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës”.
“Verbalisht, Limajt i është thënë nga Kurti se ‘ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës një ditë më herët’. Pastaj, Limaj e ka ftuar kryesinë e partisë dhe ne jemi mbledhur në mëngjes dhe e kemi diskutuar këtë çështje”.
“Nuk ka qenë i lehtë vendimi që të kemi një bashkëpunim me partneritet me VV-në sepse në Kosovë i krijuan polarizimet dhe ishte një egërsi por megjithatë, Limaj ka dalë përtej saj”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh se në rast se propozohet për kryetar të kuvendit, Limaj do t’i merrte më tepër se 61 votat e nevojshme.
“Mendoj që Limaj bëhet kryeparlamentar me më shumë se 61 vota të deputetëve. Në marrëveshjen politike me VV-në, Fatmir Limaj do ta ketë maksimumin e votave për t’u bërë kryeparlamentar”.
“Në rast se Limaj bëhet kryeparlamentar, jam e bindur që autoriteti i tij do të krijonte mundësi më reale që të sigurohet edhe vota për Albin Kurtin kryeministër”, tha ajo.
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...