Sot shënon 25-vjetori i Masakrës së Krushës së Madhe.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kujtuar këtë ditë.
“Sot, në 25 vjetorin e fillimit të masakrës së Krushës së Madhe, me zemra të rënduara kujtojmë 243 civilët e pafajshëm shqiptarë që u vranë brutalisht nga forcat kriminale dhe gjenocidale serbe më 1999”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
“Me gjithë kalimin e kohës, asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër. Kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë”, ka shtuar ai, duke theksuar se nuk duhet lejuar që sakrificat e popullit të harrohen dhe shpërfillen.
“Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhembja e juaj është dhembja e jonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...