Kufizimi prej 0.50 centësh për kokë banori për shpenzimet e partive politike në fushatë zgjedhore është tejkaluar shumëfish.
Kështu tha Albert Krasniqi nga KIPRED në një tryezë në lidhje me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara?”, të organizuar nga Demokraci Plus.
Krasniqi u shpreh se për të rritur transparencën nga ana e partive politike në lidhje me shpenzimet e tyre do të duhej që të jepnin donacione anëtarët e partive, shkruan arbresh.info.
“Kish me qenë mirë me pas donacion prej anëtarësisë pasi kësisoj anëtarë kur do të paguanin do të kërkonin më shumë llogari. Kufizimi prej 50 cent për votues tejkalohet shumëfish prej shumicës së subjekteve politike. Ligji për partitë politike të ketë një rregullim më të mirë edhe në rritjen e demokracisë së brendshme të partive politike”, tha Krasniqi.
Sipas tij, partitë politike po të ishin kompani private do të falimentonin të gjitha pasi sipas tij, gjatë gjithë kohës deklarohen në minus./Arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...