Kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi në mbledhjen e 12-të të Konventës së partisë tha se sot janë mbledhur pas disa vjetër, ku pikërisht këtu i ishte dhënë besimi për të marrë drejtimin e partisë, raporton Arbresh.info.


Ai falënderoi delegatët e PDK-së për besimin që ia kishin dhënë në një periudhë sfiduese për vendin.
Ai tha se gjatë atyre 1600 ditëve, PDK u ngrit si parti.
“Kosova është në krizë, ka një thënie të vjetër, rruga e drejtësisë është e gjatë, por gjithmonë përkulet ka e vërteta” u shpreh ai, duke shtuar se PDK është partia e çlirimit.
Krasniqi edhe theksoi sërish përkrahjen e tij për Bedri Hamzën si kryetar të PDK-së
“ Ka qenë nderi i madh të udhëheq këtëparti. Parti që e kanë udhëheq, të cilët e kanë shkru epokën më të lavdishme të vendit tonë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.Prej tyre kam mësiar shumë, më shumë kam mësuar se lidershipi është privilegj”, tha ai.

Ai shtoi se kryetari i ri i PDK-së do ta ketë përkrahjen e tij, duke shtuar se këtë përkrahje duhet ta ketë edhe nga delegatët.

Fjalimi i tij u përmbyll me duartrokitje të fuqishmenga delegatët e PDK-së./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër