Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Kosova mundet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë.
“Kënaqësi e veçantë që, sot, në hapjen e Konferencës “BlockTalk Prishtina”, e para e këtij lloji e organizuar nga komuniteti Crypto Albanians, të flisja për teknologjitë e reja, inovacionin digjital dhe rolin e blockchain dhe kriptovalutave në të ardhmen tonë”, ka thënë ai..
Krasniqi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh.
“Gjithmonë kam besuar dhe besoj fort se Kosova mundet dhe duhet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë, duke utilizuar potencialin e madh të rinisë sonë dhe përvojën tashmë ekzistuese në këto fusha”, ka thënë Krasniqi.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...