Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi gjatë takimit ka shprehur nevojëne heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona. Mysafires i shpreha qëndrimin se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat penalizuese”, ka shkruar ai.
Kreu i PDK-së, ndër të tjera e ka falënderuar ambasadoren Vakali për vizitën dhe diskutimin konstruktiv./Arbresh.info/
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës