Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rikujtuar nevojën për të shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Krasniqi theksoi se mundësia e punësimit, mbështetja financiare dhe infrastrukturore që sipas tij, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar, përcjell Arbresh.info.
“Sot kur shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, rikujtojmë nevojën për të shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen këta persona. Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, i pari i PDK-së ka shtuar se është mëse i nevojshëm mobilizimi institucional e shoqëror në përkrahjen për përsonat me aftësi të kufizuara.
“Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Është mëse i nevojshëm mobilizimi institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara”, shkroi në fund Krasniqi./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...