Shkarkimit e bordit të Agjencisë së Akreditimit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi e kanë arsyetuar duke e quajtu atë bord, në krye me Blerim Rexhen si të politizuar dhe të korruptuar. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se bordi nuk ishte politizuar nga partia e tij, ndërsa është pikërisht PDK që, sipas tij, e ka anëtarësuar AKA’në në Regjistrin Evropian.
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar përjashtimin e AKA’së nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR), Krasniqi i është kundërpergjigjur kryeministrit dhe ministrit për bordin e shkarkuar të AKA’së.
Krasniqi thotë se edhe Akademia e Shkencave është plot me njerëz të cilët janë edhe udhëheqës të partive, prandaj, sipas tij, nuk mund të akuzohet bordi i shkarkuar për politizim
“Nëse flasim kështu, atëherë ma thoni një parti politike në Kosovë e cila ka pasur çfarëdo përgjegjësie qoftë në nivel qendror apo lokal dhe nuk ka pasur anëtarë të saj në sistemin e arsimit”, ka thënë Krasniqi.
“Nëse ky bordi i kaluar ka qenë politik, a është edhe ky tjetri që po vjen politik, dikush thotë po, a bën me na kallxu me emra”, ka shtuar ai.
Krasniqi theksoi se procesi pasi është bërë ankimimi në EQAR, nuk është bërë mirë nga ana e ministrit. Madje, sipas tij, është PDK-ja ajo që e ka anëtarësuar Kosovën edhe në ENKA edhe në EQARE.
Abdixhiku: Nuk pati ndonjë ide tjetër për zgjidhje të ngërçi...
Haradinaj pas takimit te Osmani: Duhet një person unifikues ...
Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
Trumpi mbërrin në Abu Dhabi, ndalesa e fundit në turneun e t...
BIK nis grumbullimin e porosive për kurbanë, çmimi 180 euro
Arrestohet këngëtari i njohur