Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit është një vendim i drejtë. Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se Partia Demokratike asnjëherë nuk i ka kontestuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur ato nuk kanë qenë ashtu siç PDK kishte pritur.
“Unë edhe personalisht kam shpresuar që gjykata do të miratojë masën e përkohshme në mënyrë që të mos ketë asnjë paqartësi që verdikti final i gjykatës të mos ketë kontestim. Ne si PDK gjithmonë i kemi mirëpritur dhe pranuar aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2014, kur kemi pasur në Gjykatën Kushtetuese në kohën e VLAN-it dhe e kemi prit një verdikt final tjetër, por megjithatë verdikti që Gjykata e ka nxjerrë ka qenë i respektueshëm edhe nga ana jonë”.
“Besoj që ka qenë vendim i mirë edhe shpresoj që do të ketë një aktgjykim final sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë muajit maj, në mënyrë që t’i hapet rrugë një procesi i cili do të jetë i bazuar në kushtetutën e vendit” tha Krasniqi.
Ai tutje shtoi se vendit i duhet një qeveri me legjitimitet të plotë, por tha se megjithatë Partia Demokratike nuk do ta kishte votuar një qeveri që do ta kishte propozuar Kurti e as nuk do ta votojë qeverinë Hoti.
“Është problematike kur për shkak të një qeverie e cila në fakt ka një rol kujdestarie, ka një vazhdimësi të të qenit në detyrë, por nuk ka kapacitet të plotë vendimmarrës dhe nuk ka legjitimitet në raport me Kuvendin, të vazhdohet puna ashtu siç do të duhej. Dhe për këtë arsye po shpresoj që sa më shpejt që Gjykata Kushtetuese do të jap verdiktin e vetë dhe ne do të kemi mundësi të ecim përpara”.
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...