Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është i informuar në lidhje me kërkesën e kryetarëve të komunave në veri, përkatësisht atij të Zveçanit, Ilir Peci, se duhet një takim i përbashkët edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Krasniqi, në një prononcim për media tha se për kërkesën po dëgjon për herë të parë, ndonëse ka pasur një takim me kryetarët ditë më parë.
“Për këtë kërkesë po dëgjoj tash prej juve. Unë jam i painformuar deri tash për këtë kërkesë. I kemi takuar para ca ditëve, por s’kemi pasur kërkesë të tillë”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.
Kujtojmë se ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që përmes një peticioni të largojnë kryetarët e komunave veriore.
Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, për dallim prej herës së fundit kur janë mbajtur ato, tash edhe Lista Serbe është deklaruar pro tyre.
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...