Deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa se po rrezikohet liberalizimi i vizave, ushtria dhe investimet duke kërkuar zgjedhje të reja, kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook po i quan si refrene të banalizuara skajshmërish, nga njeriu që nuk ka ditur dhe nuk e ka marrë asnjë vendim të guximshëm e të mirë për vendin e qytetarëve, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i tij:
Mos me të folë mendja, të flet barku!
Mustafa: “Po rrezikojmë liberalizimin, ushtrinë dhe investimet duke kërkuar zgjedhje të reja”.
Këto janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë pêr vendin e qytetarët.
Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikê, bujqësi etj.
Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marresh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh!
Hamza: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri ...
Alarm për dron në Gjermani, mbyllet përkohësisht Aeroporti i...
Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave p...
Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit
Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë...
Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks i madh në M...