Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zyrtare në Komunën e Fushë Kosovës, ku së bashku me kandidatin për kryetar komune, Rrahim Tërnava, janë pritur nga qindra qytetarë.
Krasniqi tha se Fushë Kosova ka nevojë për një kryetar të ri, me vizion të qartë për zhvillimin dhe transformimin e saj.
“Më 12 tetor, është momenti ta kthejmë faqen. T’i japim fund një dekade improvizimesh dhe të nisim epokën e vizionit dhe perspektivës. Sepse Fushë-Kosova nuk ka nevojë të ndërrojë fytyra brenda një partie – por të ndërrojë kryetarin. Të ndryshojë drejtimin. Të ecë përpara me ide dhe vizion.
Unë jam i bindur: sikur ky qytet të kishte pasur udhëheqjen që e meriton, sot Fushë Kosova do të ishte në një nivel tjetër zhvillimi – njësoj si Ferizaj, që falë Agim Aliut është shndërruar në qytet funksional, modern dhe në shërbim të komunitetit.
Dhe këtu hyn në lojë kandidati ynë, Rrahim Tërnava. Ai e mori Degën e PDK-së në kohë të vështira, e ngriti me mund dhe me besim. Si një trajner që e merr skuadrën në fund të tabelës dhe e ngjit me hapa të sigurt lart, ai e çoi këtë degë përpara. Në dy palë zgjedhje me radhë, ju e rritët besimin tek ai. Tani është koha që këtë besim ta kurorëzojmë – duke e bërë Kryetar të Komunës”, tha Krasniqi.
Kandidati i PDK-së për kryetar të ardhshëm të Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava, ka shpalosur vizionin e tij me projekte të rëndësishme që do ta transformojnë këtë qytet.
“Do të ndërtojmë sheshin më të madh në Kosovë, një shesh prej 1 kilometri e 340 metrash, nga rrethi e deri në dalje të Fushë-Kosovës. Do të bëjmë nënkalimin për vetura, rrugët alternative përgjatë hekurudhës dhe mbi lumin Prishtevka, që lidhen me rrugën nacionale. Do të sjellim trenin motorik nga Grabovci në Prishtinë dhe nga Miradia e Epërme në Prishtinë – transport falas për nxënësit, studentët dhe të moshuarit, që do të lehtësojë komunikacionin për të gjithë. Do të ndërtojmë parkun e madh të gjelbër mbi hekurudhë, parkun e qytetit që do ta bëjë Fushë-Kosovën një qytet të gjallë e të bukur”, tha Tërnava./Arbresh.info/

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...