Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar lidhur me shtijten e biletave për ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës së Kosovës, Prishtina-Drita e cila u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se bileta nuk kishte në shitje ndërkaq stadium ishte gjysmë i zbrazët.
Krasniqi ka thënë se ose bëhej fjalë për siguri ose për dështim në organizim, dhe për këtë ka kërkuar sqarim nga FFK.
Statusi i plotë:
BILETA NUK KISHTE NË SHITJE, NDËRSA STADIUMI ISHTE GJYSMË I ZBRAZËT!
Një orë para fillimit të ndeshjes Prishtina-Drita, u shpall se të gjitha biletat ishin shitur. Ndërsa stërshitesit e biletave i shisnin ato me cmim pesë fish më të lartë, pak më tutje, në korridoret e Pallatit të Rinisë! Bileta e 2 eurove shitej 10 euro! Kur filloi ndeshja, tribuna perëndimore ishte gjysmë e zbrazët. Biletat për atë tribunë,nga stërshitësit ofroheshin për 30 euro! Ndërsa pjesët e tribunave anash veriut, ishin tërësisht të zbrazëta. Ndoshta për shkaqe sigurie, por të zbrazëta po. A është fjala për dështim në organizim apo për mashtrim të qëllimshëm, këtë duhet ta sqarojë KF Prishtina dhe Federata e Futbollit e Kosovës. Sqarimi dhe evitimi i situatave të tilla është në interesin e futbollit.

LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...