Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak tashmë, ka njoftuar se është nisur për në Prishtinë, për të nisur më vonë gjatë ditës, vizitën e tij zyrtare, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se shpreson që Mirosllav Lajçak, të vjen me qëndrime të qarta të BE-së.
“Kjo është një vizitë e paralajmëruar ku do të dërgohej një i emëruar i posaçëm nga ana e BE-së. Ajo që presim ne, është që Lajçak të sjellë qëndrimin e qartë të BE-së. Kërkojmë që BE të mos ketë me raport neutral në qasjen e Kosovën.”, u shpreh ajo.
Sipas saj, në përfundim të bisedimeve Bashkimi Evropian duhet t’i garantoj Kosovës njohjen e 5 shteteve të BE- së, të cilat ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
“Të ofrojnë garanci që në përfundim të këtij procesi, të na njohin 5 shtetet anëtare të BE-së, Kosovës i jepet me të vërtete perspektiva evropiane, përfundimi i liberalizimi i vizave, çështje kjo e cila duhej të ishte e përfunduar tashmë.”, tha ajo./ALBAN BEGOLLI/arbresh.info/
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...