Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin e komunë së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë takuar qytetarët e Mitrovicës, një ndër qytetet më të prekur nga vërshimet.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit, sipas tij s’duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit.
“Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha. Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës”, shkroi Krasniqi.
“Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë