Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar sot Brendan Hanrahan, zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, me të cilin thotë se ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
Krasniqi thotë se biseduan gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është, dhe do të mbetet, një partnere e palëkundur e tyre”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Sot, pata kënaqësinë të takohem me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit.
Diskutova për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon. Ritheksova përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë.
Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar. Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është, dhe do të mbetet, një partnere e palëkundur e tyre.
Cristiano Ronaldo “skuqet” në Irlandë
Kristjan Asllani: Golin ia kushtoj babait tim për të gjitha ...
Fitorja e Shqipërisë, Kurti: Ëndrra për Botëror vazhdon, uri...
Rama: Gati projekti për monitorimin me kamera inteligjente, ...
‘Ec aty shqipe’, Rama reagon pas fitores ndaj Andorrës: Kren...
Shqipëria triumfon ndaj Andorrës, Begaj: Urime dhe suksese p...