Altin Krasniqi, deputet i PDK-së dhe djali i Jakup Krasniqit, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentarre të Këshillit të Evropës.
Ai ka thënë se çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Këtë fundjavë qëndrova në Hagen e zymtë, për vizitë tek babai.
Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku, duke kërkuar drejtësi.
Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë.
Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...