Profesori universitar dhe publicisti Milazim Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së BE-së të lëshuar pas Samitit në Slloveni.
Ai ka thënë se BE nuk e ka kuptuar si vetmi problem në Ballkanin Perëndimor është Serbia.
“Deklarata e BE-së, duke qenë e ngatërruar, kundërthënëse, m’i kujtoi disa kritika letrare të viteve 70 e 80, kur kritikët vetëcensurues flisnin kodër mbas bregut, me çka zbulonin që nuk e kishin kuptuar fare veprën letrare. BE nuk e ka kuptuar se në Ballkanin Perëndimor ka vetëm një problem: Serbia. Ajo pengon BeH, MZ dhe Kosovën, si edhe veten. Teta Merkel ua lyen kryet e akull në BE, sepse e ka Vuçiqin favorit, për t’ia bërë qejfin Putinit. Të tjerat janë përralla”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
DOKUMENT| Kjo është Deklarata e Brdos e arritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...