Kryetari i Partisë Demokratike Kosovës (PDK) Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi për arrestimin e veteranëve të UÇK-sënë këtë shtet.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ky veprim është i papranueshëm dhe cenon raportet ndërshtetërore mes të dyja vendeve, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai ka kërkuar që faktori shqiptar të angazhohet në ndaljen e përndjekjeve.
“Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve”, ka shkruar ai.
Sipas tij, partia që ai drejton mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut.
“Sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info/
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës