Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në varrezat e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në përvjetorin e rënies së tyre.
Ai tha se kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe se amaneti i tyre për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar vazhdon të udhëheqë rrugën e brezave të sotëm.
Postimi i plotë:
Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar.
Edhe 36 vjet pas, idealet e tyre janë po aq të freskëta sa dita kur ranë. Ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja. Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...