Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në hapjen e Bienales Manifesta 14 Prishtina, u ka uruar mirëseardhje të gjithë atyre që po vijnë në Kosovë për këtë ngjarje.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ngjarja që po zhvillohet për herë të parë në Ballkan, për 100 ditë në Prishtinë qytetarët mund të përjetojnë fuqinë e artit në shfrytëzimin e hapësirave publike.
“Përmes ndërhyrjeve të përkohshme dhe punëtorive të organizuara nga mbi 100 artistë në 25 hapësira, si dhe restaurimit të plotë të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”. Prishtina jonë është destinacioni kryesor këtë verë”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai tha se rrugët e kryeqytetit janë tashmë të stërmbushura me turistë që ndoshta, sipas tij, për herë të parë po e vizitojnë Kosovën, teksa shtoi se e di që kjo nuk do të jetë hera e fundit.
Kujtojmë se Bienalja Manifesta 14 Prishtina do të zgjas deri më 30 tetor të këtij viti./arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...