Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit po vazhdojnë intensivisht.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se ka nisur programi disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të jenë në ballë të organizimit të zgjedhjeve.
“Ky program siguron që çdo person i angazhuar të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë ligjore gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor: nga hapja e qendrave të votimit deri te numërimi i votave që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...