Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që të zëvendësoj ish-anëtarin e saj nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rikalo.
Ky i fundit, është emëruar ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Për këtë arsye, KQZ në mbledhjen e sotme ka emëruar Stevan Veselinoviq anëtar të KQZ-së nga Lista Serbe në vend të Rikalos.
Nenad Rikalo, me tu emëruar ministër nga zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti është akuzuar nga disa qytetarë të lagjes Dardania në Prishtinë për keqtrajtime gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këto akuza kanë ngritur reagime të shumta në skenën politike dhe tek shoqëria civile e qytetarët e Kosovës të cilët kanë kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta shkarkoj Rikalon.
Ndërkohë, Prokuroria e shtetit ka bërë të ditur se është duke mbledhur fakte rreth këtyre akuzave dhe se shumë shpejt do ta thërras Rikalon për të dhënë deklaratën e tij./arbresh.info/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...