Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka sqaruar pse ka më shumë votues sesa qytetarë në vend.
Daka ka shtuar se qytetarët që nuk kanë qenë në Kosovë nuk janë regjistruar si banorë por ata figurojnë në listën e votueseve, shkruan arbresh.info.
“Në këtë listë votuese për këto zgjedhje i kemi 1 milionë e 937 mijë e 869 votues emra të votueseve nga censusi i vitit 2011 kemi më shumë 200 mijë votuese qytetar rezident sepse regjistrimi i popullatës është bërë më qytetarët që kanë qenë në Kosovë ne momentin e regjistrimit e qytetarët që kanë qenë jashtë Kosovës nuk kanë regjistruar. Ata ekzistojnë në listat e votuesve por jo edhe në listën e qytetarëve”, ka thënë ajo.
Ndryshe në këtë mbledhjen përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se numri i plotë i votueseve është mbi 1 milion e 900 mijë.
“Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit do t’i ketë 1 milion e 937 mijë e 869 votues ose 111 mijë e 733 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Do të kemi 894 qendra të votimit apo 4 qendra më pak të votimit sesa në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë dhe 2 mijë e 547 vendvotime”, ka thënë ai./arbresh.info/
Lexo edhe: Në zgjedhjet e 6 tetorit do të votojnë 1 milion e 900 mijë votues
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup