Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka , një orë pas përmbylljes së vendvotimeve, në një konferencë për media bëri të ditur ecurinë e procesit zgjedhor gjatë ditës së sotme.
Daka tregoj edhe përqindjen e votuesve në nivel vendi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që i mbajt në 19 komuna të Kosovës.
“Në bazë të të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit, të gjitha janë mbyllur me kohë dhe nga 99,83 për qind të votimeve, të dhënat e të cila janë procesuar deri me tani, dalja e votuesve në zgjedhje është 38.10 për qind të votuesve.
Daka tha se KQZ është e kënaqur me procesin e votimit.
Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që procesi i votimit ka kaluar qetë dhe pa raportime për ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Daka.
Sipas saj, në momentin që përfundon votimi, rezultati del në faqen e KQZ./arbresh.info/
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...