Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka finalizuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Sipas KQZ-së, për këtë proces zgjedhor, në gjithë Kosovën janë planifikuar gjithsej 983 qendra votimi, përfshirë 945 qendra votimi të rregullta dhe 38 qendra votimi me kusht.
Tutje, sipas njoftimit bëhet e ditur se lista preliminare e votuesve përmban gjithsej 2,067,998 persona të regjistruar për të drejtën e votës. Ky numër është 7,870 votues më pak krahasuar me zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.
“Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,067,998 votues, pra 7,870 votues më pak në krahasim me Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale më 12 tetor 2025 është: 33,540 votues, prej të cilëve: • 26,654 votues konsiderohen të rinj që pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2025, kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2025; dhe • 6,886 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
KQZ ka theksuar se puna për finalizimin e listës përfundimtare të votuesve do të vazhdojë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat e tyre në mënyrë që të sigurohen për të drejtën e votës në ditën e zgjedhjeve./Arbresh.info
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...