Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se si duhet të votojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Sipas KQZ-së, qytetarët duhet të sigurohen së pari se a i kanë të vulosura nga KQZ-ja fletëvotimet, në kabinën e votimit do të jenë të vendosura broshurat me emrat e kandidatëve.
Për votuar do të jenë dy fletëvotime, njëra me ngjyrë të verdhë e cila është për kryetar komune, ku duhet të shënoni vetëm një kandidat/e.
Ndërsa fletëvotimi i dytë do të jetë me ngjyrë të kaltër dhe është për Kuvend Komunal. Sipas KQZ-së, në anën e majtë të këtij fletëvotimi shënoni një subjekt politik dhe në anën e djathtë duhet një kandidat/e.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...